Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të prodhimit të gazit në Ukrainë

16 Tetor 2025 | 11:32

Forcat ruse kanë goditur një tjetër ndërtesë për prodhimin e gazit në lindje të Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje, duke detyruar ndërprerjen e prodhimit dhe duke shtuar presionin mbi rrjetin energjetik.

Që kur ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Moska ka sulmuar infrastrukturën ukrainase çdo dimër, duke e detyruar Kievin që të aplikojë reduktime të energjisë elektrike dhe të importojë energji.

“Si rezultat i sulmit, ndërtesat për prodhimin e gazit në rajonin e Potlavës janë mbyllur”, tha DTEK, shpërndarësi më i madh privat i rrymës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia gjatë natës ka lëshuar mbi 300 dronë, përfshirë edhe disa që bartnin municione thërrmuese, si dhe 37 raketa.

“Këtë muaj, rusët çdo ditë po e shfrytëzojnë për të sulmuar infrastrukturën tonë të energjisë”, tha ai.

Operatori ukrainas i rrjetit energjetik njoftoi për ndërprerje emergjente të rrymës në tetë rajone pas sulmeve të së enjtes.

Raportimet e mëhershme të mediave sugjeruan se rreth 60 për qind e prodhimit të gazit në Ukrainë është ndërprerë për shkak të sulmeve të fundit ruse, ndërsa sulmet ndaj centraleve elektrike kanë lënë pa rrymë qindra mijëra persona në Ukrainë.

Sulmi i sotëm, vjen një ditë pasi kompania shtetërore e energjisë, Naftogaz tha se një nga centralet termike ishte dëmtuar gjatë një sulmi të mëhershëm rus në Harkiv, Sumi dhe Çernihiv.

Ndërkohë, Kremlini pretendon se forcat e tij sulmuan vetëm ndërtesa ushtarake.

Gjykata Ndërkombëtare Penale vitin e kaluar lëshoi një fletarrestim ndaj dy oficerëve të lartë rusë lidhur me sulmet ndaj ndërtesave energjetike të Ukrainës, duke thënë se këto sulme përbëjnë “krime të luftës” dhe kishin shkaktuar dëme “të mëdha” ndaj civilëve.

Kievi u ka bërë thirrje aleatëve të tij që t’i japin më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën, por edhe për të kryer sulme ndaj rafinerive të naftës në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026