Norvegji/ Ish-roja i ambasadës amerikane dënohet për spiunazh për Rusinë dhe Iranin
Një norvegjez që punonte si roje sigurie në ambasadën amerikane në Oslo është dënuar me tre vjet e shtatë muaj burg për spiunazh për Rusinë dhe Iranin. 28-vjeçari jepte informacione në lidhje me aktivitetet në ambasadën amerikane nga marsi deri në nëntor 2024 në këmbim të një pagese prej 10,000 eurosh nga rusët dhe 0.17 bitcoin nga iranianët.
Në vendimin e marrë, gjykata e Oslos vendosi që informacioni që ai dha ishte i një lloji që mund të përdoret për veprime të drejtpërdrejta dhe sulme fizike kundër personave të përfshirë.
Gjatë gjyqit, i pandehuri pranoi faktet, duke deklaruar se veproi për të protestuar ndaj qëndrimit të SHBA-së mbi luftën në Gaza, por hodhi poshtë akuzën e spiunazhit të klasifikuar për të cilën u shpall fajtor. Ai argumentoi se informacioni që ai përcolli nuk ishte i klasifikuar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve