Aleatët evropianë zotohen për të blerë më shumë armë për Ukrainën
10 vende të tjera të NATO-s kanë nënshkruar atë që njihet si Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën, gjatë takimit të shteteve anëtare në Bruksel ditën e mërkurë, në përpjekje për të furnizuar me armatime vendin e përfshirë nga lufta.
Akordi i ri financiar parashikon që aleatët evropianë të blejnë armatimet amerikane, të cilat më pas do të transferohen në Ukrainë.
Të dhënat e reja mbi ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën flasin për një rënie me 43 për qind në muajt korrik dhe gusht, krahasuar me pjesën tjetër të vitit.
Të dhënat janë publikuar nga instituti gjerman “Kiel”, që regjistron mbështetjen me armatime dhe financiare për Kievin.
Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën është thelbësore për zotimin e Evropës dhe Kanadasë për të marrë përsipër pjesën e madhe të barrës për sigurinë e Kievit, që vazhdon të vetëmbrohet nga pushtimi rus.
“Ne jemi në dijeni të faktit që Ukrainës i duhen disa armatime që vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë. Për shembull, sistemet “Patriot”, të cilat duhet t’i paguajnë aleatët”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në fillim të takimit, vetëm 6 vende, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Kanadaja dhe Gjermania ishin pjesë e Listës, por në takimin e së mërkurës 10 vende të tjera iu bashkuan nismës, pas presionit nga sekretari i përgjithshëm dhe Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.