Trump pas marrëveshjes në Lindjen e Mesme: Tani fokusi te armëpushimi Rusi–Ukrainë

14 Tetor 2025 | 13:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se pas arritjes së paqes Hamas-izrael, tani dëshiron të përqendrohet te Rusia dhe lufta e saj kundër Ukrainës.

Një armëpushim i mundshëm për Ukrainën dhe hapat e mëtejshëm ka të ngjarë të diskutohen në një takim midis Volodymyr Zelensky dhe Presidentit Trump të premten në Uashington, siç u konfirmua nga presidenti i Ukrainës.

“Mendoj se duhet të diskutojmë renditjen e hapave që dua t’i propozoj Presidentit Trump”, u tha Zelensky gazetarëve të hënën.

Duke iu drejtuar parlamentit izraelit ditën e djeshme, Trump tha se përpjekjet e tij për paqe nuk kanë përfunduar ende dhe se më pas ai dëshiron që Rusia t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim një marrëveshje paqeje me Iranin, por së pari, duhet  të përqendrohemi te Rusia”, tha Trump në fjalimin e tij në Knesset.

Trump është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës për muaj të tërë, por përpjekjet e tij mbeten të bllokuara me Kremlinin që ka hedhur poshtë idenë e negociatave të drejtpërdrejta me Zelensky-n, edhe me pjesëmarrjen e Trump si ndërmjetës.

“Edhe Hamasi tregon zgjuarsi në arritjen e marrëveshjeve, por jo Putini”, tha Zelensky.

Zyrtarët e Moskës kanë refuzuar vazhdimisht të marrin pjesë në çdo negociatë me udhëheqjen ukrainase, duke rënë dakord vetëm për një takim kokë më kokë midis Trump dhe Vladimir Putin në Alaska në muajin gusht.

“Kur arrihet paqja për një pjesë të botës, kjo sjell më shumë shpresë për paqe në rajone të tjera ku jeta është ende nën kërcënim”, tha Zelensky në një postim në X të hënën, duke shtuar se Ukraina mirëpret “të gjitha përpjekjet që kanë çuar në rezultatin e sotëm për Lindjen e Mesme”.

“Po punojmë që dita e paqes të vijë edhe për Ukrainën”, shtoi Zelensky duke përgëzuar Trump-in për “udhëheqjen dhe vendosmërinë” e tij, të cilat kanë funksionuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Galentine’s Day, një ditë për reflektim dhe dashuri për veten përpara Shën Valentinit

Kush ka nevojë për presionin për të mbledhur të gjithë dashurinë, lulet dhe çokollatat në një ditë të vetme në shkurt? Ky mund të jetë...
20:40 | 13/02/2026

Shifrat/ Arabia Saudite shënon rekord të dënimeve me vdekje për të dytin vit radhazi

Arabia Saudite ka tejkaluar rekordin e saj për numrin e ekzekutimeve të kryera çdo vit për të dytin vit radhazi. Të paktën 347 persona janë...
20:18 | 21/12/2025

Plani i ri i Brukselit për mbrojtjen

Me planin e saj për mbrojtjen, Komisioni Evropian synon të rrisë prodhimin evropian të sistemeve të armëve, por NATO do të mbajë kontrollin operacional. Komisioni...
20:31 | 16/10/2025