Produkte me pesticide në tregjet e Durrësit, qytetarët: Inspektorët e AKU në zyrë
Ushqimet që konsumojmë çdo ditë si fruta, perime, madje edhe produktet vendase, po rezultojnë gjithnjë e më shpesh me mbetje pesticidesh mbi normat e lejuara.
Disa ngarkesa janë ndaluar në dogana, si portokalle nga Greqia apo domate nga Shqipëria, e madje edhe shumë ngarkesa të kthyera mbrapsht nga vendet e BE-së, për shkak të nivelit të lartë të pesticideve.
Në tregun e Durrësit, shumë prej këtyre produkteve përfundojnë sërish në duart e qytetarëve. Por sa të sigurt ndihen ata për ushqimet që konsumojnë? Na e thonë vetë ata.
“Të sigurt nuk jemi ne, po do i konsumojmë se s’kemi ku të shkojmë. Nuk kemi bahçe, s’kemi ferma, blejmë ku të gjejmë. Më përpara kanë qenë shumë të mira, nuk kishte pesticide, tani ka shumë, tani i kanë bërë të bukura”, thotë një qytetare.
“Mos t’i nxjerrin fare se helmojnë popullin. Të tregu blej. Përpara kanë qenë pa pislliqe, pa gjëra. Duhet të bëjnë punën tamam, qeveria të bëjë kontrolle”, shprehet një tjetër.
Qytetarët kërkojnë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe institucionet përgjegjëse të jenë më të pranishme në terren, për të garantuar sigurinë ushqimore në tregjet vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta