Bllokimi i ngarkesave me pesticide në Kroaci fut në hall fermerët në Samaticë
Bllokimi i tonelatave të domateve me pesticide mbi normë në Kroaci ka dhënë efekte në tregun shqiptar. Më të prekurit janë fermerët, të cilët tregojnë se i gjithë prodhimi i këtij viti ka mbetur stok. Mungesa e tregut ka bërë që shumica t’i hedhë produktet në kanal. Pas rastit të Kroacisë, fermerët e Samaticës theksojnë se porositë janë ndërprerë thuajse plotësisht.
“Problemi qëndron se ne, si fermerë, kemi në të gjithë zonën e Samaticës sera të ndërtuara dhe kemi investuar goxha para. Kemi prodhuar mallin sipas standardeve, disa thonë me pesticide po i nxjerrin andej nga kroati, por nuk është e vërtet kjo gjë. Unë personalisht kam një hektar serë, kam mbjellë trangull dhe pak domate, por nuk po shitet. Çmimi është i ulët, kjo është normale, por ne po vuajmë ta shesim. Tregtarët, eksporti nuk po funksionojnë si më parë”, thotë Flori Begaj, fermer.
Një prej fermerëve drejton gishtin e akuzës tek ata që abuzojnë me pesticidet, duke rënduar edhe pozitën e fermerëve të tjerë që punojnë brenda standardeve të kërkuara.
“Arsyeja e bllokimit nga shteti kroat kjo ishte, përdorimi i pesticideve të ndaluara ose mbidozë. Edhe kjo është një problematik që deri diku unë besoj që qendron këtu tek ne. Besoj që kjo është një problematik që duhet punuar sepse ndoshta dhe falë kësaj jemi në këtë gjendje këtu ku jemi, që malli nuk po shitet dhe që tregtarët nuk po vijnë të marrin mallin”, shprehet Marjo Begaj, fermer.
Fermerët ngrenë akuza edhe ndaj institucioneve shtetërore, të cilat sipas tyre nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur imazhin e bujqësisë shqiptare dhe për të ndihmuar fermerët në gjetjen e tregjeve alternative. Ata kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave përkatëse për të shmangur falimentimin e tyre të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset