Historia frymëzuese e Anilës në betejën me kancerin e gjirit

16 Tetor 2025 | 20:21

Anila është 61 vjeçe, është një grua që të jep forcë. Në sytë e saj lexon qetësi, kurajë dhe dashuri për jetën. Edhe pse po përballet me një nga sfidat më të mëdha, ajo ka zgjedhur të mos dorëzohet, por të luftojë çdo ditë me besim.

“Kancerin e gjirit, para shumë vitesh më doli një gjëndër në krahun e majtë, dhe shkoj në një privat, më thotë ti je e sëmur me diabet dhe e ke nga diabeti, megjithatë kontrollohu, por neglizhenca ime nuk u kontrollova, dhe pas 3-4 vitesh me del prapë. Gjithë neglizhenca ime ka qenë, hë se do ik… por kur kam bërë bioposin ka dalë kancer femër. Bëra biopsinë bëra skanerin, vetëm te gjinjtë më ka kapur kanceri dhe deri tani kam bërë 7 kimio dhe doktoresha më dha te bëjë një eko të shohim sa është zvogëluar”, tregon Anila.

Me vendosmëri dhe kurajë, zonja Anila nisi trajtimin dhe vazhdon të jetojë me shpresë, duke frymëzuar grat dhe vajzat që të kujdesen për veten.

“Për vajzat e reja, për ato më vjen keq, kam dëgjuar këtë muaj shumë vajza të reja që po e kalojnë këtë sfidë. Ju lutem gra  vajza, kontrollohuni edhe kur nuk keni gjë. U bënë 7 muaj që kam nisur kimioterapi, bëj 4 ore. E kam kapur në gradën e dytë, e ke kapur mirë tha doktori, me kimioterapi do zhduket tha doktori. Dhe vërtetë pjesa e majtë është larguar, kurse e djathta akoma nuk ka arritur në atë fazë. I kam bërë të gjitha në shtet, të gjitha në rregull, asnjë ilaç nuk më ka munguar asgjë”, tregon ajo.

Anila, gruaja që ka kaluar 35 vite duke shërbyer me pasion si kuzhiniere, është një shembull i vërtetë i punës së palodhur.

“Jam 61 vjeçe, kam 4 fëmijë. Punoj, kam 35 vjet. Kam punuar privat  kuzhiniere, largohu një ditë, dy, tre, edhe nuk mundi të më mbante në punë, tani jam edhe pa punë, po më mirë sepse po i bëj mirë këto gjërat”, shprehet Anila.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026