Lyerja e flokëve, thonjë me xhel dhe tatuazhet, rrezik me kancer
Lyerja e shpeshtë e flokëve mund të shkaktojë kancer.Disa studime të realizuara në SHBA kanë treguar se gratë që përdorin bojë flokësh rregullisht kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri, krahasuar me ato që nuk e përdorin.
Monika Fida, dermatologe: “Bëhet fjalë për femra që përdorin bojën e flokëve për shumë vite me radhë. Vetë përbërësit e bojës së flokëve përmbajnë substanca onkogjene, pra kimikate që me kalimin e kohës mund të veprojnë si shkaktarë të kancerit te individi.”
Por studimet që flasin për rrezik të shtuar për kancer tek gratë nuk janë ndalë vetëm tek flokët pasi edhe një praktikë e përditshme e bukurisë si lyerja e thonjve me manikyr ‘gel’ mbart një rrezik të tillë.
Monika Fida, dermatologe:“Për shkak të rrezatimit që marrim gjatë aplikimit të manikyrit ‘gel’ në furrat e vogla të tharjes, automatikisht rritet edhe rreziku për kancer të lëkurës, përveç rrezikut onkogjen që mbartin vetë substancat që përdorim gjatë këtij procesi.”
Kur flitet për trende dhe dëshirë për tu dukur sa më bukur as meshkujt nuk bëjnë përjashtim. Vitet e fundit është parë një dëshirë e shtuar për tatuazhe, mbase pa e ditur se edhe ato kanë rrisk për kancer.
Monika Fida, dermatologe: “Aplikimi, veçanërisht i tatuazheve të mëdha në trup, shoqërohet me efekt onkogjen nga boja. Me kalimin e kohës, këta individë janë të rrezikuar për të zhvilluar lloje të ndryshme të kancerit në organizëm, sigurisht në organe të ndryshme.”
Shprehja ‘Bukuria kushton’ merr kuptim të plotë në këto raste, ku kostoja shkon përtej asaj financiare, duke vënë në pikëpyetje shëndetin tonë. Në këto kushte mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes dhe të mos abuzohet me aplikimin e këtyre kimikateve në trup.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit