Veterani i UÇK-së: 37 vjet në Hagë dhe Kurti nuk u çoj asnjë letër familjeve
Ditën e nesërme të 17 tetorit do të zhvillohet një protestë në Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në emisionin “Now”, ka folur Hysni Gucati, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Gucati deklaroi se e mbështet këtë protestë në sheshin “Skënderbej”, duke u bërë thirrje qytetarëve pa dallim bindjeve politike, por jo vetëm, ftesën e drejton edhe ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Gucati shprehet se gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ai dhe shumë qytetarë të tjerë që mbeten ende në qeli, nuk janë vizituar nga Albin Kurti.
“U bënë dy vjet që jam liruar nga burgu, dhe mua si qytetar i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka dërguar asnjë letër familjes time. Nuk e kemi ndjerë kurrë në jetë mbështetjen e tij, as unë as asnjë. Të gjithë ata që janë në burg 8 apo 10 persona, Albin Kurti akoma deri më sot nuk e ka mbushur një obligacion 12 faqe me nënshkrime për t’i vizituar ata. Unë personalisht kam zhvilluar vizitë 5 herë.
Janë edhe procedura nuk është vetëm një vizitë. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të interesohesh për qytetarin tënd. Prandaj Kurtit nuk dua ti besoj fare. Albin Kurti ka qenë në burg, i zënë peng i luftës”, tha Hysni Gucati.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)