“Po shkel të drejtat themelore”, Nurellari: Gjykata e Hagës ka dalë nga kontrolli

16 Tetor 2025 | 21:38

Politologu Adri Nurellari tha në emisionin Now në Euronews Albania se Gjykata e Hagës nuk e ka përmbushur në asnjë moment misionin për të cilin u krijua.

Ai kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes lidhur me origjinën e gjykatës, të cilën vetë Kosova e votoi para 10 vjetësh, ndërsa theksoi se çështja që duhet diskutuar është se si po funksionon kjo gjykatë që është në shkelje të plotë të konventës së këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut.

“Protesta bëhet për sot dhe jo për origjinën dhe pse është krijuar ajo gjykatë, luftarët e UÇK e kanë rastin e pestë apo gjashtë që futen në procese, është guerrila më e hetuar, nuk është surprizë përpjekja për njollosje. Problemi sot nuk është pse u bë ajo gjykatë, ushtarët e UÇK ndryshe nga ata të Bosnjës apo Serbisë që janë fshehur, tanët kanë shkuar ballëlart vetë, nuk janë strukur. Nuk është pse-ja problemi sot, por që kjo gjykatë po funksionon shtrembër, procesi aktual nuk po përmbush as rregullat më bazike të një procesi të ndershëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Është paradoks i dhimbshëm që zanafilla e Dick Martin në Këshillin e Evropës dhe është kjo gjykatë që po shkel me të dyja këmbët Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që është guri i themelit të Këshillit të Evropës”, tha Nurellari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2

Anglia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L....
00:18 | 18/06/2026

Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin...
00:04 | 18/06/2026

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën...
23:58 | 17/06/2026