Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, pak orë para takimit Trump-Zelensky
Disa orë përpara takimit në Uashington midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, autoritetet ukrainase thanë se gjatë natës, sulmet ruse ndaj objekteve energjetike në Ukrainë, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Rreth tetë rajone ukrainase patën ndërprerje të energjisë elektrike pas breshërisë së sulmeve ruse, tha operatori kombëtar i energjisë i Ukrainës, Ukrenergo.
Sipas presidentit ukrainas, Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe 37 raketa drejt Ukrainës. Ai akuzoi Rusinë për përdorimin e municioneve shkatërruese dhe kryerjen e sulmeve të përsëritura në të njëjtin objektiv për të goditur ekipet e emergjencës dhe inxhinierët që punonin për të riparuar rrjetin e humbur më parë.
“Këtë muaj, rusët po e përdorin çdo ditë për të goditur infrastrukturën tonë energjetike,” tha Zelensky në një postim në Telegram.
Ky sulm rus është një nga bombardimet e rënda në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe vjen pikërisht në kohën kur Zelensky kërkonë raketa amerikane, në mënyrë që të depërtojnë më thellë në Rusi, të cilat ai beson se do ta dekurajojnë Moskën në vazhdimi e luftës së saj.
Ndërkohë, infrastruktura e gazit natyror u dëmtua për herë të gjashtë këtë muaj, tha Naftogaz, kompania shtetërore e naftës dhe gazit e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West