Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar për vitin 2025

17 Tetor 2025 | 14:45

Cristiano Ronaldo mbetet një ndër emrat më të rëndësishëm në futboll, jo vetëm për atë që i ka dhënë këtij sporti, trofetë e fituar, qofshin individual apo kolektiv, por dhe sa i përket përfitimeve ekonomike.

Portugezi, që aktualisht aktivizohet tek Al Nassr ka përfituar në vitin 2025 plot 280 milionë dollarë, sipas asaj që raportohet nga Forbes. Një pjesë e tyre vjen nga paga e lartë në ligën arabe të futbollit, ndërsa pjesa tjetër nga marketingu, ku sic dihet 40-vjecari është ndër më të kërkuarit, e si rrjedhojë edhe ndër më të paguarit.

Në vendin e dytë është Lionel Messi, të dy siç dihet janë në fund të karrierës, por paratë shkojnë në vlera të larta në llogaritë e tyre bankare. 130 milionë dollar fitime për argjentinasin e Inter Miamit, teksa në vendin e tretë renditet Karim Benzema. Ky i fundit aktivizohet tek Al Ittihad në kampionatin arab të futbollit dhe ka fituar gjatë këtij viti plot 104 milionë dollarë.

Nga Evropa vjen emri i Kylian Mbappe, një tjetër sulmues francez, ylli i Realit të Madridit që ka përfituar 95 milionë dollar, 15 më tepër se Erling Haaland i Manchester City që renditet në vendin e pestë. Mes 10 më të paguarve nuk mungojnë as Vini Jr, Bellingham apo Lamine Yamal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026