Goditet grupi i drogës në Itali, arrestohen 9 persona! Mes tyre 8 shqiptarë

17 Tetor 2025 | 15:39

Policia italiane ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit antidrogë në rajonin e Abruzzos, me arrestimin e nëntë personave. Tetë prej të ndaluarve janë shtetas shqiptarë, ndërsa një është italian.

Bastisjet janë zhvilluar në zonat e Teramos dhe Chietit gjatë ditëve të fundit, si pjesë e një hetimi të gjerë të Njësisë Hetuese të Operacioneve të Karabinierëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Teramos.

Operacioni antidrogë ka nisur vitin e kaluar, pas arrestimit të një trafikanti në Roseto degli Abruzzi, të cilit iu sekuestruan 1.2 kilogramë kokainë dhe 40 mijë euro. Ky rast çoi në zbardhjen e një rrjeti të mirëstrukturuar që vepronte përgjatë bregdetit të Teramos, me baza në qytetet Roseto degli Abruzzi, Pineto, Tortoreto, Ancarano dhe Sant’Omero.

Sipas hetimeve, rrjeti drejtohej nga dy familje shqiptare të lidhura mes tyre, të cilat kishin ngritur një sistem të mirëorganizuar për paketimin dhe shpërndarjen e drogës. Kokaina shitej përmes kontakteve personale, kryesisht në ambiente nate në zonat turistike.

Në fazën e parë të hetimeve u arrestuan dy çifte shqiptarësh. Me zgjerimin e hetimeve, numri i të ndaluarve u rrit në nëntë, përfshirë katër gra shqiptare dhe një shtetas italian, që dyshohet se ishte pjesë e grupit.

Autoritetet italiane kanë dokumentuar mbi 100 raste të shitjes së kokainës. Tek i arrestuari italian u sekuestruan 800 gramë kokainë. Kontrollet vijuan me gjetjen e 300 gramëve të tjerë droge dhe mbi 40 mijë euro të fshehura në një ndarje të posaçme për të shmangur kontrollin policor.

Faza përfundimtare e operacionit u zhvillua gjatë natës, me angazhimin e rreth 30 efektivëve të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Teramos, dy njësi qensh antidrogë nga Chieti dhe një helikopter nga Njësia e 5-të e Karabinierëve të Pesarës.

Gjatë këtij aksioni u kryen 13 kontrolle në banesa, ku u sekuestruan edhe 12,000 euro të tjera, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026