VIDEO/ “Dhe në mbetsha aty, aty do të vij,”, flet Moisiu në protestën për UÇK-në
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka mbajtur një fjalim këtë të premte në protestën për UÇK-në, të zhvilluar në Tiranë.
Moisiu është shprehur se nuk është ndier mirë me shëndet për të folur, por megjithatë ka theksuar: “Nëse do të mbes, le të mbes aty.”
“Në vitin 2022, bashkë me presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, vizituam dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Hashim Thaçi, si dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Në bisedat me këta burra, kuptova dhe pashë se ata nuk ishin të frikësuar. Ata ishin të qetë, të vendosur, burra të vërtetë, të gatshëm të sakrifikohen për ta ruajtur të pastër luftën e UÇK-së, të cilën disa përpiqen padrejtësisht ta njollosin shpesh nga ata që nuk i njohin mirë shqiptarët.
Ata kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.
Unë besoj fort se drejtësia do ta bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në anën e katër vëllezërve të UÇK-së. Ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në errësirën e bodrumeve serbo-ruse.
Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO, SHBA dhe partnerët tanë perëndimorë. Komandantët dhe udhëheqësit e UÇK-së janë dëshmi se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë. Por vetëm në tri periudha kemi luftuar për veten, në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në luftën e UÇK-së.
Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin për të mbrojtur të vërtetën dhe për të nderuar sakrificën. Nuk mund të pranojmë që gjaku i shqiptarëve të nëpërkëmbet.
Liria e Kosovës nuk është dhuratë – ajo është fituar me gjak, sakrificë dhe vendosmëri.
I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten dhe të shërbejë si shembull për të gjithë.
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!
Liri luftëtarëve të UÇK-së!”-tha Moisiu.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut