Manchester/ Ndërron jetë baristja 19-vjeçare, arrestohen 3 persona për trafik droge

18 Tetor 2025 | 14:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal në Mançester, pasi një punonjëse 19-vjeçare e një lokali të njohur në qytet u gjet e vdekur në një apartament pranë qendrës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

E reja, e cila punonte në Gorilla, një lokal i njohur i natës në qytet, u gjet pa ndjenja në një banesë pranë një tjetër venue të lidhur, The Deaf Institute, në rrugën Grosvenor Street.

Sipas një deklarate nga Policia e Greater Manchester, GMP, oficerët reaguan pas një njoftimi për shqetësim për gjendjen shëndetësore të një personi, por në vendngjarje, 19-vjeçarja u konstatua e vdekur.

Autoritetet konfirmuan se tre persona janë arrestuar në lidhje me dyshime për furnizim me substanca narkotike, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Tokyo Industries, kompania që menaxhon Gorilla, The Deaf Institute dhe venue të tjera, shprehu tronditjen për humbjen e papritur:

“Mund të konfirmojmë se në orët e para të së enjtes, një anëtare e ekipit tonë nga Gorilla ndërroi jetë tragjikisht në një apartament në Grosvenor Street. Nuk kemi ende informacion të detajuar rreth asaj që ndodhi dhe nuk do të komentojmë më tej, për sa kohë që hetimet nga policia janë në zhvillim. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e koleges sonë në këtë kohë kaq të vështirë”, është shprehu kompania.

Kompania ka kontaktuar me policinë dhe është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026