Kapet një sasi e madhe kanabisi pranë kufirit me Shqipërinë,  arrestohen 4 persona

18 Tetor 2025 | 17:20

Katër persona janë vënë në pranga nga policia greke në Kozanë, pranë kufirit me Shqipërinë, pasi u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Kosturit, pas një hetimi të koordinuar dhe përdorimit të të dhënave inteligjente. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan 42 kilogramë e 869 gramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur mbi 686 mijë euro.

Sipas autoriteteve, mjeti i dyshuar nuk iu bind urdhrit të ndalimit dhe tentoi të largohej me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, pasagjerët e njërit prej automjeteve hodhën në rrugë dy çanta udhëtimi, ku më pas u gjetën 39 pako me kanabis të papërpunuar.

Policia greke arriti të ndalojë të dy mjetet dhe të arrestojë katër shtetas, përkatësisht një 24-vjeçar, një 26-vjeçare, një 29-vjeçar dhe një 44-vjeçar.

Ata janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës Penale në Kostur, ku do të përballen me akuza për trafikim të lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026