Rezoluta e PD-së për Serbinë, gazetari: Të gjitha partitë e përdorin patriotizmin

18 Tetor 2025 | 21:30

Gazetari Flogert Muça ka folur mbrëmjen e kësaj të shtune në Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania mbi rezolutën e propozuar të PD për genocidin serb në Kosovë.

Sipas gazetarit, të gjitha partitë gjejnë një moment për të përdorur patriotizmin si kredo politike.

“Të themi ca fakte: Shqipëria, Parlamenti i Shqipërisë ka votuar mbi 15 rezoluta që dënojnë genocidin e Serbisë në Kosovë, edhe atë të Srebrenicës. Nëse flasim nëse Shqipëria e ka bërë detyrën për çfarë kanë bërë serbët në Kosovë, e kanë bërë të gjitha. Nëse sa herë del një ngjarje dhe këto dalin se kush del më patriote se tjetra, kjo nuk është zgjidhje. Se i hodha dhe një sy para se të vija, dhe në 2022 PD e ka kërkuar rezolutën që është rrëzuar, që ishte momenti i foltores. Në çdo rast partitë politike çojnë rezoluta për të përdorur momentin. Të gjithë aktorët nuk vihet në dyshim që kanë dhimbshuri. Jam i bindur që të gjithë janë aty për ta mbështetur.” – tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026