Mosmarrëveshjet Kurti-Rama, gazetarja zbulon prapaskenat e nisjes së polemikave

18 Tetor 2025 | 21:38

Gazetarja Fatjona Mejdini ka folur në Review mbrëmjen e kësaj të shtune për moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania lidhur me raportet Kurti-Rama, të cilat morën vëmendje edhe në polemikat e kësaj jave mbi protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë.

Mejdini tha se mosmarrëveshjet mes Kurtit dhe Ramës janë të hershme.

“Marrëdhëniet midis Kurtit dhe Ramës, siç duken të vështira, nuk janë marrëdhënie të sotme, edhe nuk kanë nisur sot por katër deri në pesë vite më përpara. Së fundmi janë shtuar situatat që i kanë thelluar këto mosmarrëveshje dhe e kanë çuar në këtë situatë që është i vështirë rikuperimi. Edhe së fundmi në këtë protestë u duk. Për herë të parë unë kam shkruar mbi këtë marrëdhënie në mars të vitit 2021, kur Kurti sapo fitoi në mënyrë bindëse në Kosovë. Mbaj mend që kur ai shkrim u publikua pati kritika, sepse e quajtën tensionin të ekzagjeruar. Koha e tregoi se janë më të mëdha. Fakti që dy kryeministra kanë marrëdhënie joekzistente është një lajm i keq.”-tha Mejdini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026