Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA-ja
Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë luftarakë amerikanë F-35, raportoi sot Spiegel.
Në dokumentet e paraqitura në Komitetin e Buxhetit të Bundestagut gjerman, prokurimi shtesë i avionëve F-35A të prodhuar nga Lockheed Martin është renditur ndër prioritetet ushtarake, dhe sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes të kryesuar nga Boris Pistorius, për këtë blerje do të ndahen 2.5 miliardë euro.
Forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) deri më tani kanë porositur 35 modele të këtij avioni luftarak, dhe modelet e para duhet të dorëzohen në Berlin në vitin 2027.
Sipas Spiegel, F-35 duhet të zëvendësojë modelet e vjetruara Tornado dhe është strategjikisht e rëndësishme që aeroplanët e rinj të mund të mbajnë armë bërthamore.
Me dorëzimin e 15 avionëve të porositur, numri i avionëve F-35 në pronësi të Gjermanisë do të rritet në 50.
Bundeswehr-i porositi kohët e fundit 20 avionë luftarakë shtesë Eurofighter.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta