GJKKO dënon me 7 vjet ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, s’do bëjë asnjë ditë burg
GJKKO dënoi me 7 vite burg për pastrim parash kryer ne bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës Rajmonda Dashi.
Për shkak te gjykimit te shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg.
Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.
Rajmonda Dashi u shpall fajtore për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me rreth 22 vite burg 3 të pandehurit e tjerë Besjan Ramaj, Leonard Ramaj (vëllezër) dhe Ardjan Malasi të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e “Grupi i strukturuar kriminal”.
Dy vëllezërit dyshohet se me ndihmën e ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi dhe biznesmenit Ardian Malasi, kishin ndërtuar një skemë të pastrimit të parave të drogës përmes investimit në pasuri të paluajtshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta