Vrau 8-vjeçaren, dënohet me burgim të përjetshëm mësuesja në Korenë e Jugut
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm mësuesen e cila vrau me thikë nxënësen e saj 8-vjeçare në ambientet e shkollës. Mësuesja gjithashtu do të mbajë një pajisje elektronike gjurmimi për 30 vjet.
Myeong Jae-wan vrau nxënësen Kim Hae-neul në një klasë shkolle në Daejeon shkurtin e kaluar. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje por gjykata vendosi dënimin burgim të përjetshëm. Gruaja e dënuar tha se do të reflektojë mbi gabimet e saj për pjesën tjetër të jetës së saj. Ajo madje i paraqiti gjykatës dhjetëra letra duke shprehur keqardhje.
48-vjeçarja tha se gjykimi i saj ishte i dëmtuar në kohën e vrasjes, pasi po i nënshtrohej trajtimit psikiatrik. Ajo kishte kërkuar një leje gjashtëmujore, duke përmendur depresionin por u kthye në shkollë pas 20 ditësh, pasi një mjek e deklaroi të aftë për punë.
Përpara goditjes me thikë, ajo kishte shfaqur sjellje të dhunshme, duke përfshirë edhe goditjen me shuplakë ndaj një mësuesi tjetër. Mëngjesin e ditës kur ajo vrau 8-vjeçaren, dy zyrtarë të arsimit kishin vizituar shkollën për të hetuar mosmarrëveshjen e mëparshme.
Myeong i tha policisë se kishte blerë një armë dhe e kishte sjellë në shkollë, duke planifikuar të vriste veten me një fëmijë të rastësishëm. Vajza u josh në korridorin e shkollës dhe u sulmua prej saj. 8-vjeçarja u raportua fillimisht e zhdukur dhe më vonë u gjet e therur për vdekje në shkollë së bashku me Myeong. Vrasësja kishte një plagë në qafë që dyshohet se ia kishte shkaktuar vetes
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet