20 miliardë dollarë, Argjentina zyrtarizon marrëveshjen e shkëmbimit valutor me SHBA
Argjentina ka zyrtarizuar një marrëveshje shkëmbimi valutor me Shtetet e Bashkuara për deri në 20 miliardë dollarë që synon të kontribuojë në stabilitetin ekonomik të vendit të Amerikës së Jugut.
Marrëveshja është pjesë e mbështetjes së madhe financiare nga administrata e Donald Trump ndaj homologut të tij argjentinas, Javier Milei i cili është nën presion përpara zgjedhjeve të 26 tetorit.
Pesoja ka pasur luhatje të mëdha përpara votimit, duke prishur planet e kursimeve dhe shpenzimeve të argjentinasve, të cilët kanë frikë se mund të humbasë edhe më shumë vlerë në javët në vijim.
Përveç linjës së shkëmbimit, sekretari i thesarit të SHBA-së, Scott Bessent javën e kaluar njoftoi përpjekjet për të siguruar një strukturë të veçantë prej 20 miliardë dollarësh nga bankat private dhe fondet sovrane të pasurisë për të mbështetur ekonominë e Argjentinës.
Milei, dikur një figurë kryesore globale e politikës libertariane që shkurtonte buxhetet, po shkon në zgjedhje i dobësuar nga dështimi i tij për të stabilizuar peson në vështirësi, pavarësisht se shpenzoi pothuajse të gjitha rezervat në dollarë të Bankës Qendrore për ta mbështetur atë.
Inflacioni, të cilin Milei fillimisht kishte arritur ta frenonte pasi mori detyrën në dhjetor 2023, është rritur përsëri muaj pas muaji. Trump javën e kaluar takoi në Shtëpinë e Bardhë presidentin argjentinas dhe kërcënoi votuesit argjentinas se do të tërhiqte ndihmën nëse aleati i tij do të mposhtej në kutitë e votimit.
“Nëse ai humbet, ne nuk do të jemi bujarë me Argjentinën”, tha Trump.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës