Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka para çështje të vështira për t’i zgjidhur, siç është dialogu, por edhe ngritja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Akri Çipa thotë se ekziston mundësia që Kosova çështjen e dialogut dhe të padisë t’i çojë paralelisht, por shtoi se kjo qasje kërkon ndihmë nga faktorët ndërkombëtarë.
“Gjasat që të realizohet është debat shumë i madh që varion nga një debat ligjor në atë politik, sa hapësirë do ketë politikisht z. Kurti nga partnerët ndërkombëtarë për të vijuar me këtë nismë. Mendoj se pretendimi tij është që po. Nëse vendos të ecë para me padinë besoj se duhet të këtë angazhim të madh kundrejt SHBA kryesisht që ta mbështesin faktin për të ecur përpara edhe me padinë dhe me dialogun”, tha Çipa.
Ai pohoi se ngritja e padisë shoqërohet me një debat të fortë ligjor pasi Kosova nuk është vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Eksperti Çipa theksoi se padinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mund ta bëjë edhe një vend tjetër, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, por shton se sërish kjo lëvizje ka vështirësitë e saj.
“Nga ana ligjore ka një debat të madh se si mund të realizohet, sepse Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe është në dyshim se si mund ta ngrejë çështjen e padisë. Një shtet tjetër mund ta bëjë padinë, por ka teknikalitete dhe vështirësi”, theksoi Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
- Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë
- Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës