Praga ndalon skuterët elektrikë nga viti 2026 për shkak të kaosit në rrugë

21 Tetor 2025 | 11:37

Praga do të ndalojë skuterët elektrikë vitin e ardhshëm, duke u bërë qyteti i fundit evropian që merr masa të ashpra ndaj kësaj mënyre transporti.

Këshilltarët e qytetit miratuan të hënën një masë të re që do të rishikojë rregullat e transportit të përbashkët dhe do të përcaktojë se ku do të parkohen biçikletat, si ato me pedale ashtu edhe ato elektrike, në kryeqytetin çek.

Ndërkohë, suterët elektrikë u hoqën nga tregu, për shkak se nuk do të përdoren më, duke filluar nga janari 2026.

“Miratohet fundi i skuterëve elektrikë!” tha në platformën sociale X Zdeněk Hřib, kryetar i Partisë Kombëtare Pirate dhe nënkryetar bashkie përgjegjës për transportin urban.

“Po prezantojmë rregulla të qarta që do të pastrojnë hapësirën publike nga trafiku i pakontrolluar i skuterëve, i cili shpesh përdorej në qendër të qytetit më shumë si atraksion turistik sesa si mjet transporti dhe shkaktonte kaos në rrugë dhe në zonat për këmbësorë”, shtoi Hřib.

Kjo iniciativ vjen pas përpjekjeve lokale për të frenuar numrin e skuterëve elektrikë që qarkullojnë me shpejtësi nëpër Pragë. Ato janë ndaluar tashmë në një pjesë të qendrës së qytetit, ku banorët kishin ngritur shqetësime për sigurinë.

Qytete të tjera evropiane si Parisi dhe Madridi kanë shtuar gjithashtu rregullat për skuterët elektrikë dhe i kanë ndaluar ato plotësisht.

Ndërkohë, për këtë vendimarrje, ka pasur dhe reagime kundërshtuese. Lime, e cila ka ofruar skuterë elektrikë dhe biçikleta elektrike në Pragë për vite me radhë, kundërshtoi se skuterat elektrikë  janë jo të mirë për vendasit.

Drejtori i Lime, tha se  “skuterët mund të funksionojnë shumë mirë dhe t’u shërbejnë qytetarëve për të kryer veprimtaritë e tyre”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026