Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë

25 Maj 2021 | 21:55

Gazetari Franko Egro, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë thotë se ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë “Kurti” nuk po i kuptojnë sa duhet përgjegjësitë dhe detyrat që ato kanë.

“Ministrat e rinj, fare të rinj të qeverisë së re të Kosovës do t’u duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë pune po bëjnë dhe të njihen realisht me trashëgiminë që ato kanë në dikasteret që ato drejtojnë”, tha ai.

I pranishëm në studion e “Ilva Now”, gazetari mori si shembull gabimet drejtshkrimore të  postimit të shkruar në gjuhën angleze nga ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në rrjetin social “Twitter”.

“Gabime realisht ka pasur. Nëse do t’i referohemi një “Twitter-i” që u shpërnda ndaj Rusisë, u cilësua si skandaloz dhe nuk pati njeri që nuk e kritikoi”, tha ai.

Lidhur me shkarkimin e ambasadorëve, z. Egro thotë se në këtë lëvizje vihet re një dozë naivitetit, që në thelb, personifikojnë gabimet e fillimit.

“Ajo [Donika Gërvalla] i ka shkarkuar shumicën e ambasadorëve politikë të emëruar në të gjitha vendet dhe ata do të vijojnë në detyrë deri në muajin shtator, ka një lloj doze naiviteti në këndvështrimin tim, por unë e shikoj si gabimet e fillimit” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021