Bojkoti i avokatëve, Maks Haxhia: Prokuroria e Elbasanit nuk zbaton ligjin
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka dhënë deklaratë për mediat këtë të martë, lidhur me bojkotin e avokatëve, pas arrestimit të kolegut të tij, Ulian Bajrami, në Elbasan.
Edhe pse avokati Bajrami u lirua pasditen e djeshme, bojkoti i avokatëve do të vijojë deri më datë 25 tetor.
“Jam shumë i shqetësuar me trajtimin e çështjes akoma nga organi i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, që e mban çështjen dhe nuk e çon në prokurorinë më të afërt sipas detyrimeve ligjore. Prokuroria e Elbasanit nuk zbaton ligjin.
Është absurditet të mendosh që po shtyhet disa ditë bojkoti dhe u fitua çështja apo u pengua. Kupa është mbushur dhe, nëse ka një rast të tillë më tepër nga organet drejtuese të sistemit gjyqësor, ju garantoj që do të abstenohen të gjitha proceset, jo për një kohë, jo për një ditë, jo për një javë, por për muaj.
U bëj thirrje atyre që po merren me trajtimin e analizës së reformës në drejtësi të rishikojnë të gjitha strukturat e miratuara”, u shpreh Haxhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit