Trupa britanike vendosen në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

21 Tetor 2025 | 20:39

Britania ka dërguar një komandant të lartë dhe një numër trupash në Izrael për të ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare për të monitoruar një armëpushim të brishtë në Gaza, pas një kërkese amerikane.

Sekretari i mbrojtjes, John Healey zbuloi vendosjen e trupave vetëm një javë pasi sekretarja e re e jashtme, Yvette Cooper tha se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte plane për të dërguar ushtarë.

Oficeri britanik do të punojë si zëvendës i një komandanti amerikan, i cili është i ngarkuar me drejtimin e një qendre koordinimi civil-ushtarak që pritet të përfshijë gjithashtu trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Healey u shpreh se marrëveshja e armëpushimit, e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, midis Hamasit dhe Izraeli ka krijuar mundësinë për një paqe afatgjatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026