Përplasja mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, gazetari jep detaje të kontratave
Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur lidhur me kontratën për aeroportin e Vlorës. Sejdarasi u shpreh se aksioneri kryesor, Bexhet Pacolli i është drejtuar një banke për të marrë 56 milionë euro për të mbuluar financimin e plotë të aeroportit.
Gazetari shton se Pacolli në maj deklaroi se ka 93% të aksioneve ndërsa Valon Ademi shton se ka 49%. Ai shtoi se në fazën që ndodhet momentalisht ngjarja nuk do të ketë ndërprerje të punimeve pasi financimi është bërë nga bankat. Sipas tij është gjykata ajo që do të përcaktojë se sa për qind ka zoti Ademi dhe zoti Pacolli.
“Aksionari kryesore, zoti Bexhet Pacoli e ka të mundur të mbulojë financimin e plotë të aeroportit dhe i është drejtuar një banke të nivelit të dytë. Banka i ka dhënë 56 milionë euro, 23 nga të cilat janë tërhequr nga Valoni sepse kompania e tij rezultonte që merrej e punimet dhe 13 milionë i ka marrë zoti Pacolli.
Kjo pjese ka një drite hije të madhe, banka qe ka dhëne 56 milionë nuk ka asnjë dokument përveç një thënie gojore të aksionerit të dytë. Bexheti në maj tha se 93 për qind janë të miat. Valon Ademi thotë se Bexheti e ka ngatërruar, ai ka kaq unë kam 49. Vetëm gojarisht banka jep këtë kredi dhe nuk ka asnjë dokument që ta vërtetojë. Dy vite më parë konflikti ishte më i madh. Vjen pas një kontrate të nënshkruar në Luksemburg. Në këtë kontratë ka një problem teknik”, tha ai.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq