Teste të shpejta për turistët në Greqi, Mitsotakis: Opsioni më i lirë dhe kërkon më pak kohë
Në Greqi ka nisur tashmë sezoni turistik ku dhe kanë mbërritur turistët e parë ndërkombëtarë.
Turistët do të duhet të tregojnë një test negativ COVID-19 ose provë të vaksinimit dhe nuk i nënshtrohen karantinimit.
Duke shpresuar dhe duke u mbështetur fuqishëm tek ky sektor autoritetet në Greqi kërkojnë edhe më shumë lehtësi për vizitorët e huaj.
Në ditën e fundit të samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij theksoi se udhëtarët që kthehen në vendet e tyre të origjinës duhet të kenë mundësinë e bërjes së një prove të shpejtë ose të vetë testohen si një alternativë ndaj PCR.
Testi molekular PCR, nënvizoi kryeministri grek është një opsion më i shtrenjtë dhe kërkon më shumë kohë, duke shtuar se testet e shpejta dhe vetë-testimet kanë provuar të jenë një mjet shumë i dobishëm për mbikëqyrjen epidemiologjike në Greqi.
Mitsotakis gjithashtu vuri në dukje nevojën për reciprocitet midis vendeve anëtare të BE derisa legjislacioni përkatës mbi certifikatën digjitale Covid të zbatohet plotësisht.
Ai gjithashtu tha se shpresonte që homologët e tij “do ta zbatonin atë sa më shpejt të jetë e mundur, me rregulla uniforme”, në mënyrë që të rikthehet në mënyrë thelbësore liria e lëvizjes.
Samiti i liderëve të BE mirëpriti marrëveshjen mbi certifikatën e COVID dhe kërkuan zbatimin e saj të sa më shpejtë.
Tashmë pritet që parlamenti evropian të jap aprovimin përfundimtar dhe nga data 1 korrik do të jenë gati certifikatat e gjelbra, të cilat do të lehtësojnë udhëtimet në vendet e BE, certifikatë që do të jetë në fuqi për 12 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Me sytë nga Qafë-Bota, fshatarët e Sarandës dhe Konispolit në pritje të punësimit ditor në Greqi
Kapshtica hapet pjesërisht, nga sot lejohet kalimi i punëtorëve sezonalë drejt Greqisë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh