Gjykata e Lartë e OKB-së dënon bllokadën e Izraelit mbi ndihmat e dhënë në Gaza

22 Tetor 2025 | 16:39

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara dha të mërkurën një opinion ligjor, duke deklaruar se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin të bashkëpunojë me agjencitë e OKB-së për të lehtësuar ndihmat humanitare në Gazë, duke dënuar kështu bllokadën që Izraeli vendosi mbi enklavën palestineze më herët gjatë këtij viti.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ashtu tha në opinionin këshillues se Agjencia për Ndihmën dhe Punët e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë UNRWA, organi kryesor i OKB-së që shërben refugjatët palestinezë, nuk ka shkelur paanshmërinë.

“Fuqia pushtuese nuk mund të përdorë kurrë arsyet e sigurisë për të justifikuar pezullimin e përgjithshëm të të gjitha aktiviteteve humanitare në territorin e pushtuar,” tha gjyqtari Iwasawa Yuji gjatë dhënies së opinionit.

“Pas shqyrtimit të provave, gjykata gjen se popullsia lokale në Rripin e Gazës është furnizuar në mënyrë të pamjaftueshme.”

Ky opinion u kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor, pas miratimit nga Izraeli të ligjeve që ndalojnë UNRWA-n të operojë në vend, duke kufizuar në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e saj për të dërguar ndihma në Gaza, raporton CNN.

Opinionin këshillues  që ka për qëllim të trajtojë detyrimet e Izraelit ndaj OKB-së, organizatave ndihmëse dhe vendeve të treta në Bregun Perëndimor dhe Gazën e pushtuar nuk është i detyrueshëm, por ka peshë politike dhe pritet të rrisë presionin ndaj Izraelit për të bashkëpunuar me OKB-në dhe agjencitë e tjera të ndihmës.

Izraeli ka akuzuar UNRWA-n se ka mbi një mijë punonjës të lidhur me Hamasin dhe se në shkollat e saj mësohet urrejtje ndaj Izraelit. UNRWA i ka mohuar me forcë këto akuza, duke thënë se nuk ka baza për një përshkrim të përgjithshëm të gjithë institucionit si i infiltruar nga Hamas. Një hetim i OKB-së zbuloi se nëntë punonjës nga 13,000 të stafit të UNRWA-s në Gaza “mund të kenë” qenë të përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamas më 7 tetor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026