Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë! Vdesin 40 persona

22 Tetor 2025 | 17:58

Të paktën 40 emigrantë të parregullt nga vendet e Afrikës nën-Sahariane humbën jetën kur anija me të cilën udhëtonin u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga fatkeqësitë detare më vdekjeprurëse këtë vit në Mesdhe.

Sipas një zyrtari, të cilit i referohet agjencia e lajmeve Reuters, anija, në të cilën besohet se ndodheshin rreth 70 persona, u mbyt pranë qytetit Mahdia.

Tunizia, e cila në disa pika ndodhet më pak se 150 kilometra larg nga ishulli italian Lampedusa, është një nga pikat kryesore të nisjes në Afrikën e Veriut për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026