Fati i Ervis Martinajt, Karamuço: Ka patur raste që janë ngjallur pas 20 vitesh

22 Tetor 2025 | 21:52

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij të zhdukur. Karamuço u shpreh se në këto raste personi kërkohet si i zhdukur dhe në rast se gjendet trupi ose një qelizë ADN-je e personit atëherë shpallet i vdekur.

Ai theksoi se ka patur raste që personat janë ngjallur edhe 20 vite më vonë. Sipas tij shteti nuk ka përgjigje lidhur me fatin e Martinajt pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e tij. Karamuço theksoi se duke qenë se nuk ka prova nuk janë gjetur autorët dhe se vetëm ekzistojnë legjenda se kush mund ta ketë vrarë.

“Kjo nuk do të thotë në mënyrë kategorike personi ka vdekur. Personi kërkohet si i zhdukur dhe pastaj mund të shpallet i vdekur. Ka pasur raste që janë ngjallur edhe pas 20 vitesh. Ajo është një gjë de jure me një gjë de fakto. De juro është ajo që po shikojmë dhe që mund të ndodhë prapa saj që mund të shpallet i vdekur. A ka vdekur në të vërtetë në mënyrë faktike, shteti nuk i ka dhënë një përgjigje.

Minimalisht një qelizë ADN, nuk e ka gjetur dot. Ka bërë kërkime, ka vajtur ku s’ka vajtur dhe s’kanë gjetur asgjë. Të gjitha janë gojëdhëna, bindje për persona të veçantë të cilët janë marrë në pyetje. Ka nga këto legjendat se kush mund ta ketë vrarë. se çfarë interesash ka shkelur. Por asgjë nuk është me prova deri më sot që të të çojë drejt autori apo autorëve,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026