EMRAT| Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

23 Tetor 2025 | 10:21

Këtë të enjte në orën 10:00, nis faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme. Çështja hapi debate mbi angazhimin e prokurorit të posaçëm Klodian Braho si pjesë e komisionit, pasi njëherësh kandidon për drejtues të SPAK.

Nga ana tjetër kandidat për hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda i cili është pjesë e 11 anëtarëve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK. Ky i fundit tha në mbledhjen e kaluar të KLP-së se nuk sheh ndonjë konflikt interesi gjatë seancës për miratimin e emrave të 4 kandidatëve për drejtues të SPAK, por megjithëkëtë, ai nuk mori pjesë në votim, derisa të sqarohet çështja.

Në këtë situatë, kalimi i emrave të kandidatëve u bë me 10 vota, pra pa votën e Zeqir Hodës.

Burime konfirmuan se Klodian Braho është tërhequr nga ky komision që më datën 6 tetor, ditën që ka bërë edhe aplikimin dhe dorëzuar platformën për garën e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes.

Në fazën e tretë të konkurrimit jane kualifikuar 10 kandidatë në garë për 4 pozicione, të cilët në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë.

Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet këtë të enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e SPAK, dhe garuesit do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës. Kandidatët njoftoi SPAK, që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet

Kandidatet për hetues financiarë

Enea Arben Sharra

Ermal Niazi Milori

Argjend Shefki Tota

Kreshnik Thimi Gjeçka

Gentian Nikollë Ndoi

Ditmir Zeqir Hoda

Ilir Bexhet Deda

Fotion Përparim Malaj

Klodian Nikolet Vasia

Lutfi Haxhi Minxhozi

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026