EMRAT| Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së sotme listën me 4 kandidatët në garën për kreun e SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho,
Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e së hënës ishin 11 anëtarët e këshillit.
Zeqir Hodajt dha sqarime lidhur me shkrimet në media që është në konflikt interesi pasi djali i tij është zgjedhur si hetues financiar në SPAK.
“Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkoj t’i jepet kohë edhe këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të largohem nga zhvillimi i seancës për këtë çështje. Edhe pse çështje formale, duhet të largohem nga votimi për të marrë kohën e duhur për një proces të rregull ligjor”, tha ai.
Në përfundim KLP votoi me 10 vota pro (pa votën e Hodajt) listën me 4 kandidatë për garën.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030