KLP mblidhet të hënën, në fokus lista e kandidatëve për drejtues të SPAK

17 Tetor 2025 | 20:36

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës plenare ditën e hënë, në orën 10:00. Mbledhja do të zgjasë 90 minuta dhe do të mbahet në sallën e mbledhjeve të institucionit.

Në fokus të mbledhjes është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

KLP do të shqyrtojë dhe projektvendimin për caktimin e prokurorit Leonard Filopati në gjykimin e një çështjeje pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projekti EU4Justice dhe programi OPDAT. Sipas njoftimit dhe media është e ftuar të ndjekë zhvillimet.

Kandidatët e SPAK janë katër prokurorë, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj.

Agjenda është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026