SPAK përfundon hetimet për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka

16 Tetor 2025 | 09:20

SPAK përfundon hetimet për ish-shefin e policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka duke e zbritur dosjen në GJKKO. Bashkë me Zeken nën akuzë janë edhe oficeri i policisë gjyqësore, Sokol Novaku dhe shefi i sektorit të aksidenteve, Edison Tabaku.

SPAK ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Dosjen me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë do të gjykohen në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka Roven Zeka u arrestua më 19 Prill 2025 me urdhër të SPAK së bashku me 2 ish-zyrtarë të tjerë policie për një korrupsion.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Roven Zeka dhe dy ish-zyrtarët Tabaku dhe Novaku, dyshohet se kanë marrë para nga një shtetase e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026