Një vështrim në Shqipërinë turistike, çfarë po ndodh me vaksinimin?

26 Maj 2021 | 10:49

Korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga u shpreh se në të gjithë qarkun e Shkodrës kanë nisur të vijnë turistë.

Për fat të mirë, edhe Thethi i cili ishte i bllokuar prej shumë muajsh nga bora, tashmë është një pikë turistike e hapur për ata që duan ta vizitojnë.

Siç tregoi dhe Gjerga, për shkak të fushatës elektorale, ky sezon veror ka nisur me problematika pasi nuk janë marrë masat e duhura për të mirëpritur turistët.

“Kryesisht problematike paraqitet në Velipojë, ku ende nuk ka nisur ndarja e hapësirave publike për të vendosur shezlongët, ndërkohë që problematika ka pasur sa i takon dhe pastrimit të kësaj zone turistike,” – raportoi gazetari.

“Nuk dihet prej mungesës së informacionit apo dëshirës, por jo më shumë se 150 operatorë turistik janë vaksinuar,” – shtoi Gjerga duke treguar kështu edhe një tjetër problematikë, të këtij sezoni e cila vë në pah mungesën e sigurisë në një situatë pandemie.

Korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi tha se një risi e këtij sezoni është rezervimi i kompanive të huaja për muajt korrik dhe gusht në hotele e bujtina.

Janë aktivitetet kulturore ato që tërheqin kryesisht vizitorët në Korçë dhe siç raportoi Shkëmbi, edhe në qytetin liqenor të Pogradecit ka nisur turizmi pavarësisht se sezoni hapet në 6 qershor.

Infrastruktura dhe vaksinimi ishin dy nga problematikat kryesore që gazetari solli në vëmendje.

“Sipas kryetarit të bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, rruga përfundon qershorin e ardhshëm ndërkohë që për shkak të sezonit turistik janë bërë disa amortizime aty ku problemet ishin më serioze,” – tha Shkëmbi.

Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë, Ebrieta Maçaj tha se prej disa kohësh fundjavat në qytetin bregdetar janë me 99% të kapaciteteve.

Turistët kryesisht nga Kosova, Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia janë ata që mbushin restorantet dhe hotelet por sidoqoftë ende nuk ka shumë kërkesa nga vendet e Bashkimit Europian për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Gazetarja shpjegoi se një ndër problematikat kryesore është fikja e muzikës në orën 20:00 dhe mbyllja e bizneseve në 22:00, gjë për të cilën ka pasur ankesa dhe nga operatorët turistik.

“Sa i përket procesit të vaksinimit, rreth 35% e operatorëve turistik janë vaksinuar. Ka interes, është pritur dhe është kërkuar që në fillim vaksinimi i operatorëve turistik për të pasur një sezon të mirë dhe për të mundësuar që të huajt të vijnë pa frikë në Shqipëri,” – raportoi Maçaj.

Korrespondenti i Euronews Albania në Sarandë, Viktor Avdiaj tha se shërbimet e turizmit atje janë gati për sezonin e verës.

Nga vëzhgimet deri tani, njerëzit që shëtisin në bulevardin e Sarandës janë po njësoj si para pandemisë kështu që kjo jep shpresë se pak nga pak gjithçka po i kthehet normalitetit.

“Nga informacionet që kemi nga operatorët turistik, muaji korrik dhe gusht vijojnë të kenë rezervime. Ndërkohë në këto ditë të para të sezonit ka fluks por jo i tepruar nëpër hotele dhe restorante,” – raportoi Avdiaj.

Gazetari solli në vëmendje dhe hapjen e sezonit turistik në Gjirokastër, më 29 maj e Tepelenë më 2 qershor, ku pritet gjithashtu një verë e mbarë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026