Policia irlandeze arreston 23 persona në Dublin gjatë natës së dytë të trazirave

23 Tetor 2025 | 11:58

Njëzet e tre persona janë arrestuar dhe dy oficerë policie janë plagosur gjatë natës së dytë të trazirave jashtë një hoteli në Dublin ku strehohen azilkërkues.

Protestat paqësore filluan pranë Hotel CityWest në Saggart, në perëndim të Dublinit, të hënën për shkak të një sulmi të dyshuar seksual ndaj një vajze të re në zonë jashtë hotelit.

Të martën dhe të merkurën, protestat u raportuan të dhunshme, ku disa protestues hodhën shishe dhe tulla, si dhe fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë.

Në vijim të kësaj, dy oficerë u dërguan në spital për trajtim, ku njëri u godit në kokë dhe tjetri pësoi lëndime në krah dhe shpatull.

“Çrregullimi i rendit publik u krye kryesisht nga meshkuj të rinj dhe adoleshentë”, tha policia në një deklaratë.

Më shumë se 300 anëtarë të policisë u përfshinë në operacionet policore gjatë mbrëmjes, përfshirë 120 oficerë të rendit publik.

Duke folur për ngjarjet e mbrëmjes së kaluar, Komisioneri i Policisë Justin Kelly e dënoi çrregullimin si “krejtësisht të papranueshëm”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026