Paketa fiskale 2026, ndryshime për fermerët, të vetëpunësuarit dhe ndërtesat publike

23 Tetor 2025 | 20:26

Qeveria po rishikon paketën e re fiskale që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, me disa ndryshime të rëndësishme. Propozimet prekin fermerët, ndërtesat publike dhe të vetëpunësuarit.

Qeveria po harton paketën e re fiskale e cila hyn në fuqi në janar 2026. Në ligjin për sistemin e taksave vendore, projektet që lidhen me ngritjen e shkollave, spitaleve dhe godinave të tjera publike, do të kenë kosto më të ulët ndërtimi, pasi do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në Infrastrukturë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Qeveria ka propozuar vendosjen e normës së kompensimit për prodhuesit bujqësorë në 10%, duke synuar mbështetjen e fermerëve dhe uljen e pabarazive në zinxhirin e furnizimit bujqësor.

Ndryshimet parashikojnë që kompensimi do të llogaritet mbi vlerën totale të produkteve dhe shërbimeve bujqësore të shitura gjatë një periudhe gjashtëmujore, dhe pagesa do të kryhet nga Tatimet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Një tjetër ndryshim, paketë lidhet me ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, ku shtohet një mekanizëm i ri për identifikimin e rasteve të shmangies tatimore nga individët e vetëpunësuar.

Sipas draftit, individët që ofrojnë shërbime si të vetëpunësuar, por në praktikë punojnë në kushte të ngjashme me punëmarrësit, do të trajtohen si të punësuar dhe do të tatohet si të tillë.

Për këtë qëllim, parashikohet krijimi i një “Deklarate të Statusit të të Vetëpunësuarit”, që do të dorëzohet bashkë me deklaratën tatimore vjetore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me...
18:19 | 09/07/2026

Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
09:33 | 09/07/2026

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit

Çmimet e naftës u rritën me 1% këtë mëngjes në Azi, duke vazhduar të rriten pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se...
08:01 | 09/07/2026