“Pirro Milkanin! “Jeta si një film”, dokumentar kushtuar ikonës së kinematografisë
Dokumentari “Piro Milkani, jeta si në film”, u prezantua si një homazh për jetën, dhe krijimtarinë e një prej figurave ikonike të kinematografisë shqiptare
“Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime”.
Kjo intervistë e e fundit e mjeshtrit të ekranit shqiptar, u bë shtysë që regjisori Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit.
“I gjithë dokumentari është I ndërtuar në narracionin e Pirros, ai që tregon jetën e vet, e në fund mbyllet me njëintervistë të Kujtim Çashku. Siç e thotë edhe vetë Piro, ai ka dhënë shumë intervista, por këtë herë sikur e ndiente dhe thotë ‘do ta nis nga fundi për të shkuar deri në lindjen time’. Dhe kështu është trajtuar e gjithë jeta e Piros, nga vdekja te fëmijëria e tij”-shprehet regjisori Marviks Shantoja.
Premiera e dokumentarit, është pasuruar me foto të rralla dhe informacione nga vetë djemtë e regjisorit.
“Filmi gjithmonë ka një publik dhe do të vazhdojë të ketë këtë lloj publiku. Filmat e Piros gjithmonë do ta kenë publikun e tyre, ashtu si të gjithë regjisorët që janë brezi i parë i regjisorëve, së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnostin, Kristaq Mitron”-shprehet Eno Milkani, djali i Pirro Milkanit.
Filmi sjell një rrëfim të ndjerë për një artist që i ka dhënë shumë artit, nga pasioni për kamerën në vitet e para të Kinostudios “Shqipëria e Re”, e deri te regjia e filmave.
Përmes dëshmive, arkivave filmike dhe intervistave ekskluzive, dokumentari ndjek rrugëtimin artistik dhe njerëzor të Piro Milkanit, I cili u nda nga jeta më 24 Maj të këtij viti.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse