Trump: Vlerësimet e sanksioneve kundër Rusisë do të bëhen brenda gjashtë muajsh
Pasojat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë, të cilat u vendosën të mërkurën, do të shfaqen brenda gjashtë muajsh, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, këtë të premte.
Ai u pyet nga gazetarët të komentonte fjalët e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili u shpreh se sanksionet nuk do të ndikonin ndjeshëm në mirëqenien ekonomike të Rusisë, ku Tramp e komentoi këtë pjesë duke thënë se: “Jam i lumtur që ai mendon kështu. Kjo është mirë. Do t’ju njoftoj për këtë pas gjashtë muajsh. Le të shohim se si do të funksionojë gjithçka”, tha Trump.
Ndërkohë, Putin tha gjithashtu se sanksionet përfaqësojnë një akt armiqësor kundër Moskës, ky hap “nuk i forcon marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat sapo kanë filluar të rimëkëmben. Administrata amerikane vetëm sa dëmton marrëdhëniet dypalëshe me veprime të tilla”, deklaroi presidenti rus.
Të mërkurën, Thesari i SHBA-së përfshiu Rosneft dhe Lukoil, si dhe 34 degë të këtyre kompanive, në një paketë të re sanksionesh të SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut