Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte një shtetas 49-vjeç, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në Kosovë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 69”, është arrestuar shtetasi Oltion Shehu, 49 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Sipas raportimeve, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU: