Presidenti i Ekuadorit: Si donin të më eliminonin me çokollata të helmuara

24 Tetor 2025 | 09:56

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, tha të enjten se një person i panjohur kishte përpjekur ta helmonte me çokollatë dhe një reçel të mbushur me kimikate, të cilat ia kishin dhuruar gjatë një aktiviteti publik.

Noboa i tha CNN se prania e tre substancave toksike “shumë të përqendruara” në ëmbëlsira “nuk mund të ketë qenë aksidentale”, duke shtuar se ekipi i tij ka prova që mbështesin pretendimet e tij.

Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre.

Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij ka paraqitur një ankesë te prokurorët.

Është hera e dytë që administrata e Noboas pretendon një atentat ndaj jetës së tij, ndërsa vendi përballet me protesta antiqeveritare të popullsisë indigjene dhe një rritje të krimit.

Më herët këtë muaj, qeveria njoftoi se automjeti i Noboas kishte shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit.

Ministri i Mbrojtjes, Gian Carlo Loffredo, e quajti incidentin një “përpjekje për vrasje”.

Nuk u paraqitën prova nga vendi i ngjarjes, si gëzhoja plumbash. Noboa doli i padëmtuar.

Organizata më e madhe e popujve indigjenë në vend, Conaie, ka bllokuar rrugët – përfshirë provincën Pichincha të kryeqytetit – që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit.

Disa ekspertë kanë sugjeruar se akuzat e Noboas për atentatet ndaj tij mund të jenë një mënyrë për të portretizuar protestuesit si të dhunshëm dhe për të rritur influencën e tij politike.

“Askush nuk hedh koktej Molotovi drejt vetes… ose nuk helmohet me çokollatë, ose nuk hedh gurë drejt vetes”, tha Noboa.

Presidenti po përgatitet për një referendum më 16 nëntor, i cili shpreson se do t’i hapë rrugën hartimit të një kushtetute më të ashpër ndaj krimit të lidhur me drogën.

Ekuadori, dikur një nga vendet më të sigurta të Amerikës Latine, është bërë një qendër kryesore tranziti e kokainës midis prodhuesve kryesorë të Kolumbisë dhe Perusë, dhe konsumatorëve në të gjithë botën.

Shkalla e vrasjeve ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa shpërthimet me bomba në makina, atentatet dhe masakrat në burgje janë bërë rutinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026