Tentativë për të vrarë Presidetin e Ekuadorit, sulmohet me gurë makina e tij

8 Tetor 2025 | 19:52

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpëtuar pa lëndime pas një sulmi të ndodhur ndaj kortezhit të tij në një qytet rural të vendit, pasditen e së martës. Ngjarja, e cila është cilësuar nga autoritetet si një tentativë për atentat ndaj kreut të shtetit, ka ngritur alarmin për rritjen e tensioneve politike në vendin e Amerikës Latine.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat lokale tregojnë protestues që hedhin gurë drejt automjeteve të kortezhit presidencial, duke thyer xhama dhe shkaktuar dëme ndërsa automjetet përpiqeshin të largoheshin me shpejtësi nga zona.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, pesë persona janë vënë në pranga në lidhje me incidentin, ndërkohë që në njërën nga makinat e kortezhit janë gjetur shenja që sugjerojnë dëmtime nga plumbat.

Ngjarja vjen në një periudhë të tensionuar për Ekuadorin, i cili po përballet me krizë politike dhe një valë të re trazirash sociale. Presidenti Noboa, i cili ka ndërmarrë një linjë të ashpër ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka qenë më herët në qendër të polemikave dhe kërcënimeve ndaj jetës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026