“Le të kalërojë deve” – Ministri izraelit kërkon ndjesë për deklaratën ndaj Arabisë

24 Tetor 2025 | 10:13

Ministri i Financave i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka shprehur keqardhje, për deklaratat e bëra për Arabinë Saudite.

Ai më herët kishte thënë se Arabia Saudite “mund të vazhdojë të kalërojë deve” nëse tenton të kërkojë një shtet të pavarur palestinez në këmbim të normalizimit të raporteve me Izraelin.

“Deklarata ime sa i përket Arabisë Saudite ishte për keqardhje dhe më vjen keq për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar”, tha Smotrich përmes një video-mesazhi të publikuar në X.

Por, ai shtoi se po ashtu pret që sauditët të mos e ofendojnë Izraelin.

“Nuk jam i gatshëm të pranoj hipokrizi. Ashtu si nuk kam ndërmend të ofendoj sauditët, pres prej tyre që të mos më ofendojnë, ose më saktë, të mos na ofendojnë”, tha ai.

“Dhe çdo kush që mohon lidhjen e gjallë dhe shumë të thellë që kemi me rajonet e atdheut tonë në Xhudea dhe Samaria, na ofendon”, shtoi ai, duke përdorur termin biblik që Izraeli përdor për Bregun e pushtuar Perëndimor.

Smotrich, që jeton në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, është mbështetës i zëshëm i aneksimit të territorit palestinez, të cilin Izraeli e ka pushtuar më 1967.

Më herët gjatë së enjtes, gjatë një konference në Izrael ai tha se “nëse Arabia Saudite na thotë që të normalizojmë raportet në këmbim të një shteti palestinez, jo, faleminderit shumë”.

“Vazhdoni të kalëroni deve mbi rërën e shkretëtirës saudite; ne do të vazhdojmë të zhvillohemi – me një ekonomi, një shoqëri, një shtet dhe të gjitha gjërat e mëdha e të mrekullueshme që dimë t’i bëjmë”, tha Smotrich, duke nxitur reagime të ashpra në Izrael.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, i dënoi menjëherë këto deklarata.

“Për miqtë tanë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në Lindjen e Mesme, Smotrich nuk përfaqëson shtetin e Izraelit”, shkroi Lapid në X në gjuhën arabe, duke i bërë thirrje më vonë që ai të kërkojë falje.

Ish-ministri i mbrojtjes, Benny Gantz, një tjetër figurë e opozitës në Izrael, tha se komentet e Smotrich “tregojnë injorancë dhe mungesë të kuptimit të përgjegjësisë së tij si ministër i lartë në qeveri”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Maroku normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 nën Marrëveshjet e Abrahamit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Por, bisedimet e Arabisë Saudite për normalizim e raporteve me Izraelin u pezulluan pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në tetor të vitit 2023, që nxiti luftën në Gaza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026