OKB pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Gazës: Zhvendosje të detyruar të Izraelit
Agjencia e OKB-së, raportoi të mërkurën për vazhdimin e sulmit në Gaza dhe bëri thirje për nisjen e një fushate për zhvendosjen me forcë të Izraelit nga Bregu Perëndimor.
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 10 tetor, bazuar në një plan me faza të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ka vijua me disa sulme të vazhdueshme mes të dyja vendeve.
“E ardhmja e Gazës dhe Bregut Perëndimor është një. Një tërheqje në Gaza nuk duhet të bëhet një mundësi për të shtrënguar kontrollin e pushtimit diku tjetër”, citoi agjencia Roland Friedrich, drejtorin e Çështjeve të UNRWA-së për Bregun Perëndimor.
Friedrich vuri në dukje një përshkallëzim të ndjeshëm të dhunës së kolonëve dhe zgjerimit të kolonive në të gjithë Bregun Perëndimor, “duke hequr komunitetet palestineze nga tokat e tyre mes kushteve gjithnjë e më shtrënguese, duke i hapur rrugën aneksimit”.
Sipas shifrave palestineze, kolonët e paligjshëm izraelitë kanë kryer 7,154 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në të gjithë Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë 33 palestinezë dhe duke zhvendosur 33 komunitete beduine.
Kampet veriore të refugjatëve në Jenin, Tulkarm dhe Nur Shams janë boshatisur gjithashtu, pasi banorëve u ndalohet rreptësisht të kthehen në kampe sipas të njëjtës politikë, shtoi drejtori.
Ai riafirmoi gatishmërinë e UNRWA-së për të punuar në bashkëpunim me të gjitha palët “për të siguruar një rezultat gjithëpërfshirës që mund të formojë themelin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë territorin e pushtuar palestinez”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë