Nis ndërtimi i mini-fushës “Martin Cani”, nëna: Ishte një fëmijë me zemër të madhe

24 Tetor 2025 | 10:42

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”.

Në përurimin e nisjes së punimeve ishin të pranishëm specialistja e Departamentit të Projekteve, Pamela Ndocaj, dhe prindërit e Martinit, Angel dhe Florina Cani.

Ky investim ka një domethënie të veçantë, pasi lidhet me kujtimin e Martin Canit, i cili humbi tragjikisht jetën pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, ngjarje që preku opinionin publik shqiptar.

Përmes këtij projekti, FSHF synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe solidaritetit, si mjete të rëndësishme për ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

Pamela Ndocaj, specialistja e Departamentit të Projekteve, theksoi se fusha në muzeun “Martin Cani” është një hap konkret për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin, duke bashkuar gjenerata të reja dhe nxitur përkushtim e respekt.

“Në kuadër të përgjegjësisë sonë sociale, FSHF është e përkushtuar të sjellë jo vetëm zhvillim sportiv, por edhe vlera edukative dhe komunitare. Ndërtimi i mini-fushës në muzeun ‘Martin Cani’ është një përpjekje për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin në një ambient të vetëm. Ne jemi të bindur se futbolli ka fuqi të bashkojë gjenerata të reja, të nxisë përkushtim dhe respekt, dhe kjo fushë do të jetë një hap konkret drejt këtij qëllimi”.

Florina Cani, nëna e Martinit, falënderoi FSHF-në duke thënë se fusha e re do të kujtojë gjithmonë djalin e saj dhe ëndrrat e tij.

“Ju falënderoj nga zemra që na e ktheni këtë dhimbje në forcë. Martini kishte shumë ëndrra dhe ai donte që të bëheshe si Cristiano Ronaldo. Luante gjithmonë te fusha që ju po e bëni, e keni marrë përsipër. Ju falënderoj pafund. Çdo fëmijë që do të vijë te kjo fushë dhe çdo top që do të rrotullohet të kujtojë Martinin. Ai ishte një fëmijë i veçantë me zemër të madhe dhe dua që të mbetet midis nesh”.

Ky projekt është pjesë e nismave të vazhdueshme të FSHF-së për të kontribuar në komunitet përmes investimeve që promovojnë vlera humane dhe zhvillimin e sportit në shërbim të shoqërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026