Përmbyset gomonia në brigjet e Bodrumit, humbin jetën 14 emigrantë
24 Tetor 2025 |
15:10
Një tragjedi me 14 të vdekur u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore. Mësohet se një gomone që transportonte emigrantë u fundos në det.
Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi pas një telefonate pak pas mesnatës nga një afgan i cili arriti në një zonë shkëmbore dhe kërkoi ndihmë. Mësohet se në gomone ishin 18 emigrantë. Gomonia u përmbys dhjetë minuta pas nisjes së saj.
Anijet e Rojës Bregdetare Turke nxorën trupat e 14 personave, ndërsa dy të tjerë u shpëtuan. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për të gjetur dy personat e zhdukur me pjesëmarrjen e katër anijeve të Rojës Bregdetare Turke dhe një helikopteri.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë