Zgjedhjet në Hungari, mbështetësit e Orban dhe të opozitës mbajnë mitingje rivale
Disa qindra mijëra hungarezë mbushën rrugët në Budapest në dy mitingje të kundërta, me mbështetësit e dy partive kryesore politike të vendit që zgjodhën të tregonin forcën teksa po afrojnë zgjedhjet kombëtare.
Me procesin që do të mbahet në prill, mitingjet rivale ishin një përballje mes kryeministrit konservator Viktor Orban dhe rivalit të tij politik Peter Magyar, që do të sfidojë liderin hungarez që ka 15 vjet në pushtet.
Mbështetësit e Orban u mblodhën në një urë mbi lumin Danub dhe nisën marshimin drejt godinës neo-gotike të Parlamentit. Pjesëmarrësit brohoritën parulla në mbështetje të Orban dhe mesazhit e tij se fuqitë e huaja po përpiqen ta përfshijnë Hungarinë në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në fjalën e tij para të mbledhurve, të cilët shfaqnin tone armiqësore kundër Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, Orban akuzoi mbështetësit e Kievit se e kanë çuar Unionin në luftë dhe se dëshirojnë të çojnë të tjerët për të vdekur në fushën e betejës.
Më vonë gjatë ditës, mbështetës të liderit opozitar Magyar mbushën sheshin qendror të Budapestit dhe disa rrugë për demonstratën e tyre, për të treguar mbështetjen ndaj tij dhe kundërshtimin e qeverisë.
Duke folur para turmës, Magyar, 44 vjeç dhe me profesionin jurist, akuzoi kryeministrin se po varfëron vendin duke keqpërdorur fondet publike dhe se po i vendos hungarezët kundër njëri-tjetrit.
Qytetarët ngritën parulla anti-qeveritare dhe anti-ruse, si “Rusët të kthehen në shtëpitë e tyre”, një refren ky ndaj rebelimit të vitit 1956 ndaj Bashkimit Sovjetik dhe qasjes së Orban që e ka afruar vendin me Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje