Gëlltiti 100 magnete, 13-vjeçarit i dëmtohet stomaku në Zelandën e Re
Një djalë 13-vjeçar nga Zelanda e Re gëlltiti 80-100 magnete të fuqishëm që i bleu në internet. Ky veprim i kushtoi të miturit i cili pati dhimbje të forta barku për 4 ditë deri kur u shtrua në spital. Përveç dhimbjes, mjekët zbuluan se magnetët i kishin dëmtuar indet e një pjesë të zorrës.
Magentët ishin me përmasa 5 me 2 milimetra dhe i mituri i kishte blerë në Temu pasi në Zelandën e Re janë të ndaluar që nga janari i vitit 2013. Rrezet X treguan se magnetet ishin grumbulluar në katër vija të drejta brenda zorrëve të fëmijës. Ato ishin të vendosura në pjesë të ndara të zorrëve dhe ishin ngjitur së bashku nga forcat magnetike.
Mjekët thanë se presioni nga magnetët kishte shkaktuar nekrozë në katër zona të zorrës së hollë dhe cekumit të djalit, i cili është pjesë e zorrës së trashë. Kirurgët ndërhynë për të hequr indin e vdekur dhe për të hequr magnetët.
Djali ishte në gjendje të kthehej në shtëpi pas tetë ditësh në spital. Gëlltitja e magnetëve mund të çojë në ndërlikime më vonë në jetë, të tilla si bllokim i zorrëve ose dhimbje kronike.
Raporti për rastin u publikua fillimisht në New Zealand Medical Journal. Pas publikimit kompania, TEMU ka kontaktuar New Zealand Medical Journal për të mësuar më shumë rreth rastit në fjalë. Kompania TEMU thotë “se sipas redaktorëve të revistës 13-vjeçar ka raportuar se magnetët janë blerë nga Temu, por ne nuk kemi qenë në gjendje ta verifikojmë këtë në mënyrë të pavarur. Si masë paraprake, rishikuam fotografinë e magnetëve të publikuar në revistë dhe kontrolluam listimet e produkteve të ngjashme në platformën tonë. Magnetët aktualisht të disponueshëm janë në përputhje me rregulloret e Zelandës së Re, dhe produkte të tilla shiten gjithashtu nga shitës të tjerë të mëdhenj online dhe fizikë”. Kompania shton në sqarimin e saj se “edhe pse këto produkte janë të ligjshme për tregtim, ato mund të jenë të rrezikshme nëse gëlltiten, dhe ne mbështesim çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin publik për sigurinë e magnetëve. Si një treg për palët e treta, Temu kërkon që të gjithë shitësit të respektojnë dhe veprojnë në përputhje me ligjet dhe standardet e sigurisë në fuqi, dhe ndërmerr masa të menjëhershme për të hequr çdo listim që nuk i përmbush ato”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West